Borxhet e shkaktuara për qeverinë gjermane si pasojë e krizës së Covid19 janë shumë herë më të pakta sesa ajo e parashikuar. Deri tani Gjermania ka shpenzuar 72.5 milliardë euro, që është rreth një e treta e parave të parapara për këtë vit -218 milliardë euro. Kjo tregon se programet e ndihmesës kanë akoma mjaft rezerva dhe se kjo do ndikojë mjaft mirë te populli gjerman, shkruan konservatorja welt.de, përcjell foldrejt.com.
-Kjo na ndihmon shumë, tha ministri i financave Olaf Scholz (SPD).
Pavarësisht se viti përfundon edhe dy muaj e gjysmë, shpenzimet për këtë periudhë pritet të jenë shumë më të vogla sesa ajo e paraparë. Me këtë tempo të zhvillimit dhe politikës së kursimit gjerman prej 20 viteve, ajo do mund të mbijetojë pa krizë të thellë financiare deri në 2042.
Ngjashëm si në vendet tona, edhe Gjermania ka ndarë buxhet shtesë për të ndihmuar bizneset e vogla, të papunësuarit e rinj, që janë prekur nga kufizimet e lëvizjes. Por nëse Gjermania ka buxhet shtesë, qoftë edhe për një valë të dytë infektimesh, lindën pyetja se çfarë rezervash kanë shtetet tona?/Foldrejt.com