167 mijë qytetarë kanë aplikuar për tu pajisur me pasaportë të Kosovës, që nga fillimi i liberalizimit të vizave.
E për të marr një dokument të tillë, ata duhet të presin deri në dy muaj.
Nga MPB-ja nuk kanë treguar nëse fluksi është arsye për vonesa të tilla, por kanë treguar se aplikimet për tu pajisur me pasaportë kosovare janë shtatëfishuar në komunat e banuara me shumicë serbe.
Radha në Qendrën e regjistrimit civil në Prishtinë, për të aplikuar për dokumente është e gjatë, e pritjet janë tërë ditore aty.
Por, përveç pritjes për të kryer aplikimin, qytetarëve të Kosovës u duhet pastaj të presin deri në dy muaj që të pajisen me pasaportë.
Kjo sipas qytetarëve po u shkakton probleme, në planifikimin e udhëtimeve të tyre.