Më shumë se 200 ushtarakë ukrainas kanë mbërritur në Spanjë për t’iu nënshtruar trajnimit, njofton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Trupat zbarkuan në bazën ajrore Torrejon de Ardoz të enjten.
Gjatë stërvitjes së tyre, ata pritet të mësohen se si të trajtojnë personat e plagosur në luftime dhe si të operojnë disa sisteme që do të përdorin në fushën e betejës. /FolDrejt/