Policia indiane në shtetin verilindor të Assam ka arrestuar më shumë se 2000 burra për organizimin dhe kryerjen e martesave të paligjshme të fëmijëve, njoftuan sot zyrtarë të këtij shteti indian.
Viktimat kryesore të këtyre martesave të paligjshme janë vajzat nën moshën 18 vjeç, raporton AP, përcjell Fol Drejt.
“Deri më tani ne kemi arrestuar 2,169 burra bazuar në 4,074 raste të regjistruara policore që përfshijnë gjithsej rreth 8,000 burra,” tha shefi i Policisë së Shtetit Assam, Janendra Pratap Singh./FolDrejt/