Para pak kohësh u vjodh vetura e kandidatit të ASH në zgjedhjet lokale për kryetar Shkupi, Naim Bajrami. Kurse tani dalin fotografi se me veturën e tij ndokush ka kryer vepra tjera kriminale.
“Me veturen per te cilen njoftova se me eshte vjedhure, eshte kryer vjedhje ne nje pompe benzine te njohur ne dalje te Shkupit para nje jave!!!,” thotë Naim Bajrami, kandidat i ASH në zgjedhjet lokale për kryetar Shkupi.
“Dhe nga policia ska asnje informate se kush fshihet pas ketyre veprave kriminale ?!
ALO MPB ALO Spasovski…. e vjedhin veturen, bejne vjedhje dhe asnje gjurme ?!!!”, ka shkruar Bajrami i revoltuar nga mosefikasiteti policor në rrjetet sociale.