Kosova nuk do lejojë hyrjen e presidentit serb në Kosovë, derisa ky i fundit të kërkojë falje për gjenocidin ndaj popullit shqiptar, është fillimi i shkrimit të vjenezes Die Presse, që e citon deklaratën e ministres së jashtme Meliza Haradinaj-Stublla.
Më tutje media austriake shkruan për gjetjen e një varri masiv në Kizevak të Rashkës, ku mendohet se bëhet fjalë për shqiptarë të vrarë gjatë Luftës së Kosovës. Deri tani në territorin e Serbisë janë gjetur 941 kufoma të shqiptarëve, përcjell foldrejt.com.
“Për të feshur krimet në Kosovë, diktatori Milloshevic varroste të vrarët në Serbi,” shkruan media gjermanofone.
Përndryshe nga Lufta e Kosovës janë vrarë 13.518 banorë, prej të cilëve 10.794 shqiptarë dhe 2917 serbë. Bombardimet e NATO-s kanë sjellë vrasjen e 758 personave në të dyja kampet. Prej atëherë 1647 persona janë të zhdukur, nga ku 420 me origjinë serbë./Foldrejt.com