Ballkani po vijon të jetë pjesë e përplasjes në arenën ndërkombëtare, kush sa më shumë të shtrijë ndikimin. Së fundi për këtë përplasje ka shkruar edhe media austriake “Kleine Zeitung” e cila shkruan për ndikimin kinez, veçanërisht pas blerjes së Portit të Selanikut Cosco në 2008 me 51 përqind të akcioneve.
Projekti gjigant kinez “”Rruga e Mëndafshit” që ka përqëllim lidhjen e gjithë vendeve të botës përmes një rruge tregtare, po shikohet me vëmendje dhe kritika nga europianët.
“Prioriteti ynë është që të shtojmë ndikimin ekonomik mbi Europë,” tha Xi Jinping në 2013.
Sot Kina, përveç që ka blerë portin e Selanikut, po investon në infrastrukturë si ajo e hekurudhës mes Budapeshtit dhe Beogradit, nëpër sektorin financiar si Exim-Bank.
Ndaj financave kineze nuk mund të rezistojë edhe Hungaria e kryeministrit Viktor Orban, i cili në 2018 do shprehet: “Nëse neve nuk na mbështet financiarisht BE, atëherë ne kthehemi nga Kina.”
Komisioneri i Zgjerimit të BE, Johannes Hahn, do shprehej se është e vështirë të mendohet se “Kina po investon vetëm për arsye ekonomike mbi vendet europiane”, duke nënkuptuar se në të ardhmen e afërt Kina do mund të ndërhyjë edhe në çështjet ekonomike.
Rusia dhe Turqia si bashkëlojtarë
Si alternativë të Kinës në Europën juglindore është edhe Rusia dhe Turqia. Rusia po përpiqet të bllokojë zgjerimin e NATO në rajon, mbështet nacionalistët dhe ekstremistët e djathtë në Serbi, Malin e Zi, Maqedoni dhe Bosnjë.
Në 2016 forcat ruse dështuan të kryejnë Grushtin e shtetit në vendin e vogël të adriatikut, i cili në 2017 u bë anëtare e NATO.
Rusia po shfrytëzon tensionet ballkanike për të arritur interesat e saj gjeo-strategjike: kryesisht si ajo mes Kosovës dhe Serbisë dhe duke mbështetur Milorad Dodikun në Bosnjë, përcjell foldrejt.com.
Poashtu vlen të theksohet edhe kontesti i emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë – një ndër sinjalet e vetme pozitive të zhvillimeve të 2018 mbi Ballkanin. Megjithatë, jo çdo gjë është e përfunduar. Viti 2019 do jetë emocionues mbi Ballkanin./Foldrejt.com