Shqiptarët kanë dalë në rrugë për të protestuar, për shkak se pagesat për regjistrime nëpër universitete janë shumë të larta, ose, sepse ata marrin shumë pak para për kompensim ndaj shtëpive të shkatërruara. Në Shqipëri po shtohen protestat përpara zgjedhjeve në qershor, shkruan fillimisht “Der Standard”.
Më tej media austriake flet për protestën “më të madhe” të së shtunës. Përveç që përmendet administrata shpesh jotransparente dhe me gjykime arbitrare, kohëve të fundit në Shqipëri përveç studentëve dhe 300 familjet që u janë shkatërruar shtëpitë në Unazën e Re, protestojnë edhe artistët që kundërshtojnë prishjen e Teatrit.
Opozita kundërshton edhe shumë projekte të qeverisë: si ajo e agjensisë ajrore: Air Albania në aeroportin e planifikuar të Vlorës – e cila po kryhet me ndihmë të investitorëve turk, përcjell foldrejt.com. Edhe ministri i jashtëm hollandez, Stef Blok, ka komentuar rreth projektit në fjalë – kur tha se Air Albania dhe aeroporti i Vlorës është kundër Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit mes BE-së dhe Shqipërisë.
Është shumë skeptike nëse BE do hap negociatat me Shqipërinë në fund të qershorit, pasi Franca dhe Hollanda janë kategorikisht kundër çdo lloj zgjerimi. Ndryshe vlen për Maqedoninë Veriore, e cila pas zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë, shumë kritikë tashmë janë pro hapjes së negociatave me Shkupin zyrtar.
Opozita e dobët
E përditshmja austriake flet edhe për shtimin e pushtetit të Edi Ramës, dhe se gjatë këtyre viteve, për shkak të disa gabimeve të opozitës, kjo e fundit është dobësuar.
Në fund shkruhet për tonet nacionaliste të Edi Ramës për gjëja bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo lidhet edhe me shkarkimin e ministrit të jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, i cili kundërshtonte ndarjen e Kosovës.
“Ndarja e Kosovës po mbështetet nga administrata Trump dhe disa lobistë europianë. Pasi kufijtë e ri janë në vija etnike – çfarë deri tani e ka hedhur poshtë gjithë Perëndimi dhe BE – ka shfaqur frikë në rajon,” shkruan në fund media austriake./Foldrejt.com