Serbia ka lobuar suksesshëm te disa shtete të vogla për të tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ofensiva diplomatike për të zemëruar shtetin fqinj është një prioritet. Së fundi Kosova nuk gjeti shumicën për t’u anëtarësuar në Interpol. Kjo solli hare në Beograd, edhe pse ky anëtarësim do ishte i mirë për sigurinë e të gjithë qytetarëve të Ballkanit juglindor. Kosova provokoi përsëri me atë, që të rrisë tarifat e mallrave kundrejt Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës, shkruan media austriake “Der Standard”.
Të dyja shtetet po luajnë me trazirat. Shtimi i konfliktit vlen mbi të gjitha, për të përdorur eskalimin me qëllim për të mbrojtur pretendimet territoriale. Ideja e shkëmbimit të territoreve po vijon të djegë akoma si zjarri në Moorbrand* – mbi të gjitha ky është faji i shefes së politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, e cila mbështeti indirekt këtë ide andi-kushtetuese, në vend që të qëndronte pas një marrëveshje të nevojshme mes dy shteteve, përcjell foldrejt.com.
BE është poshtërruar tërësisht, kjo edhe pasi lobistët nuk veprojnë. Pas zgjedhjeve të reja të BE, me figura të reja, Brukseli zyrtar duhet të vendosë kritere me vija të kuqe ku të përqëndrohet te marrëveshja e mëparshme dhe të qetësojnë situatën. Çdo ndarje kufijsh në baza etnike, duhet të përjashtohet si mundësi./Foldrejt.com
*Moorbrand ishte një zjarr masiv që kaploi qytetin verior gjerman Meppen në tetor 2018 – ku u dogjën rreth 1000 hektarë.