Një grup investitorësh nga Katari është gati të ofrojë rreth katër miliardë euro për blerjen e klubit anglez të futbollit Manchester United, raportojnë mediat britanike.
Oferta e investitorëve të Katarit duhet të arrijë në klubin e Old Trafford në ditët në vijim.
Familja amerikane Glazer njoftoi në nëntor të vitit të kaluar se do të shesë Manchester United, transmeton Fol Drejt.