Xherdan Shaqiri është aktualizuar nëpër mediat serbe dhe e gjithë kjo, pasi ai nuk do fluturojë me Liverpulin drejt Beogradit. Njëra sosh jep një storie interesante sesi ylli i kombëtares helvete është shpëtuar nga mjeku serb, shkruan foldrejt.com.
Dhe çfarë thonë gazetat serbe për mungesën e Shaqirit? Pak orë para fillimit të ndeshjes në stadiumin Rajko Mitic, “Kurir”, një gazetë e Beogradit, vjen me një histori shumë të çuditshme. Kështu që Shaqiri, sipas tyre, ka lindur me një këmbë të deformuar. “Këmba është kthyer nga brenda për shkak të mungesës së hapësirës në barkun e nënës së tij”, shkruajnë gazetarët serbë.
Për këtë Shaqiri menjëherë pas lindjes ka udhëtuar te një specialist në Beograd. Te një ekspert i specializuar për këto raste, thotë me tej Kurir, por pa dhënë asnjë burim.
Pra zbulimi i medias serbe është se ishte pikërisht ky specialist nga Beogradi që shpëtoi këmbën e Shaqirit.
“Edhepse Shaqiri duhet ti falenderojë serbët për mjekimin e tij, ai bën çmos që të provokojë serbët,” shkruan Kurir.
Në fakt janë mediat serbe, ata që shquhen për provokime dhe shpifje të ngjarjave, ashtu siç kanë publikuar intervista fiktive me presidentin Donald Trump pak përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane.