Albin Kurti në rininë e tij ishte i njohur për organizimet e protestave anti-serbe, i burgosur dy vjet për aktivitetet e tij separatiste dhe jo më kot njihet si Che Guevara i Kosovës. Por në zgjedhjet e fundit parlamentare Kurti ndryshoi qasje dhe nga një rebel pa kravatë në një lider i spektrit social demokrat, shkruan “France 24” dhe prestigjiozja AFP.
Në 29 shtator ai organizoi protestën më të madhe në dekada, kundër qeverisë së komandatëve. Vetëvendosja i ka të gjitha mundësitë për të fituar zgjedhjet, por fillimisht Kurti duhet të ndryshojë qasje, mendon analisti politik Ramush Tahiri për AFP.
“Kurti ka nevojë të jetë politikan modern, pa linjën nacionaliste,” përcjell foldrejt.com.
“Ndokush mund të thotë që unë jam person romantik, por nuk jam shovenist,” thotë Kurti.
Partia e tij u përça pas zgjedhjeve lokale, ku spektri tjetër i udhëhequr nga Visar Ymeri e quan partinë e Kurtit “shfaqje e një personi”.
Por Afrim Berisha, 21 vjeçar, i cili ndoqi protestën e 29 shtatorit thekson se Kurti “është i vetmi person që nuk e ka provuar pushtetin.”
Kurti nga shumë persona tjerë shihet si figura kryesore për të luftuar korrupcionin dhe mos funksionimin e shtetit të Kosovës.