Kryeministri grek Aleksis Cipras përkundër pritshmërive negative ka arritur të stabilizojë ekonominë e vendit dhe ka zgjedhur kontestin e emrit me Maqedoninë. Megjithatë, pikërisht kjo mund ti kushtojë me postin e tij udhëheqës – ose edhe mund të fitojë çmimin NOBEL, shkruan prestigjiozja austriake “FAZ”.
Këto ishin të paparashikueshme përpara katër vitesh, kur ai në janar 2019 fitoi zgjedhjet dhe u zgjodh kryeministër i vendit, përcjell foldrejt.com. Bile shumë mendonin që lideri i ri anti-establishment nuk do e kishte të gjatë mbijetesën në skenën politike.
Por zgjidhja e kontestit të emrit me Maqedoninë po vendos në pikëpyetje pushtetin e tij pas zgjedhjeve të tetorit 2019. Sipas anketave, Syriza e Cipras ndodhet dhjetë pikë pas partisë opozitare Nea Dimokratia.
“Nea Dimokratia nuk do ratifikojë kurrë Marrëveshjen e Prespës – as tani, as në parlamentin e ardhshëm, kurrë,” tha lideri i opozitares greke Kyriakos Mitsotakis, i cili shfrytëzon rastin për të fituar pikë politike.
Në fund prestigjiozja gjermane tregon se “Maqedonia” nuk është hera e parë që i sjell probleme një qeverie greke. Në 1993, babai i ndjerë i liderit të opozitares së tanishme greke, Konstantinos Mitsotakis, humbi postin e kryeministrit, sepse ai u dorëzua nga Perëndimi për të arritur disa marrëveshje me Shkupin.
Ngjashëm mund të ndodhë edhe në 2019 me liderin e tanishëm Cipras./Foldrejt.com