Në kohën kur, Joe Biden dhe Donald Trump, po merren me garën e ngushtë amerikane, një tërheqje veshi vjen për të dy kandidatët nga një qytet 6000 kilometra larg Uashingtonit – në Haafë. Miku i presidentit Donald Trump dhe Joe Biden, Hashim Thaçi, i njohur në UÇK si “Gjërpri”, është në arrest nga Gjykata Speciale për krimet e mundshme gjatë Luftës së Kosovës, shkruan media gjermane SPIEGEL, përcjell foldrejt.com.
Ky arrestim i politikanit që ka udhëhequr Kosovën për dekada, ka nxjerë në pozitë të palakmueshme SHBA-në, por edhe gjermanët që e kanë mbështetur shtetin e Kosovës – por diku tjetër, paraburgimi i Thaçit sjell kënaqësi: Zvicër. Kjo pasi nga zviceranët janë hedhur dyshimet e para për vrasjen e civilëve nga disa pjesëtarë të UÇK.
“Nuk varet vetëm nga përfundimi i zgjedhjeve në SHBA për të ardhmen e fëmijës së shqetësuar të Europës, Kosovës. Shteti me rreth dy milion banorë, deri sot nuk njihet nga dhjetëra shtete, mes tjerash edhe nga pesë shtete të BE. Kërkesa për Bashkim Kombëtar, është simuluar edhe nga i arrestuar Thaçi. Një ecuri penale absurde, kështu kërcënon mëmëdheu Shqipëri, nuk do lehtësojë një zgjidhje në rajon,” e përmbyll shkrimin SPIEGEL./Foldrejt.com