Në kohën kur Rusia mbështet fuqishëm Serbinë dhe në anën tjetër Kosova ka përkrahjen maksimale të SHBA-së, BE duhet të marrë në kontroll situatën dhe të zgjidh vetë çështjet që ndodhen në kufijtë e saj. Kështu mendon editoriali i gazetës gjermane Neue Osnabrücker Zeitung.
BE duhet të ushtrojë më shumë presione mbi Ballkanin që të normalizojë marrëdhëniet ndërshtetërore, si dhe të mos lejojë që Fuqitë e tjera të mbajnë anë të ndryshme, përcjell foldrejt.com. Fatkeqësisht edhe BE nuk ka ofruar një figurë të mirë. Kjo pasi disa shtete të BE-së nuk kanë njohur akoma pavarësinë e Kosovës, megjithatë një linjë e përbashkët është më se e nevojshme.
BE tani duhet të bashkohet si asnjëherë më parë dhe të ndërmjetësojë duke e qartësuar çështjen: një perspektive europiane do ketë vetëm për shtetet paqësore dhe me marrëveshje miqësore me fqinjët./Foldrejt.com