Bashkimi Europian po e sheh me shqetësim angazhimin e shtuar të Kinës në Ballkan, shkruan televizioni gjerman “RTL”.
E ditur kjo u bë edhe nga komisioneri i zgjerimit, Johannes Hahn të enjten mbrëma, ku la të kuptohet se “investimet kineze në rajon” nuk janë vetëm për aspekt ekonomik.
“Por është e kundërta,” mendon Hahn. Kina kërkon të kthehet në një model për Europën.
Në thelb bëhet fjalë për zgjidhje mes diktaturës dhe demokracisë, mes tregut ekonomik social dhe turbo kapitalizmit. Në rastin e Ballkanit, sfida kineze duhet të marrë përgjigje adekuate, përcjell foldrejt.com.
“Ne duhet ti analizojmë përimtësisht investimet kineze në Ballkan,” tha më tej Hahn. Me para kineze po ndërtohen hidrocentrale, autostrada dhe ura.
Në fund Hahn tha se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor po bëjnë hapa para drejt anëtarësimit në BE dhe se problemi i fundit mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të mbivlerësohet. Vetëm perspektiva europiane i ruan këto vende nga ndikimet e huaja./Foldrejt.com