Në kohën kur anëtarësimi në BE duket i largët për vendet e Ballkanit Perëndimorë, është Turqia ajo që po betonizon gjithmonë e më tepër pushtetin në Ballkan dhe atë jo vetëm në shtetet me dominim muslimanësh si Shqipëri, Bosnjë dhe Kosovë por “Turqia vendos flamurin e saj” edhe në vende me shumicë krishtere si në Maqedoni, Serbi dhe Hungari, shkruan media gjermane ejp.de.
Postulati i Ataturkut “Yurtta sulh, cihanda sulh”, Paqe në atdhe, paqe në botë, nuk vlen më për Erdoganin i cili me ëndrrat e Perandorisë Osmane ka zhvilluar luftra në Irak, Siri dhe në Turqi kundër (terroristëve) të PKK.
“Kufijtë tanë nuk i kemi pranuar vullnetarisht,” tha Erdogani përpara dy vjetësh. Turqia e sotme është shumë e vogël. “Ne nuk do jemi të burgosur nën 780 mijë kilometra katrorë.”
Investime miliardash dollarë
Në kohën kur në Lindjen e Mesme Erdogani po përdor forcën ushtarake, në vendet e Ballkanit ajo paraqitet si“Soft Power”: me investime, ndihma financiare, punë kulturore dhe kërkesa religjioze. Turqia po ndërton në vendet ballkanike shkolla, universitete, konvikte studentësh dhe xhami. Bankat turke kanë hapur në filiale tjera në shtetet e vogla ballkanike, përcjell foldrejt.com.
Për të mos mbaruar këtu në Serbi janë ndërtuar 20 hidrocentrale nga firmat turke – kurse investimet turke do rriten nga 1.7 miliardë dollarë në pesë miliardë dollarë. Vollumi tregtar mes të dyja vendeve në 2015 është dyfishuar.
Në autostradat dhe xhamitë serbe valëvitet flamuri turk, kurse jo më kot Aleksandër Vucic gjatë vizitës së tij në Turqi në maj të këtij viti e quajti Ankaranë si “vendin më të pushtetshëm dhe të fortë mbi Ballkanin.”
Erdogan kërkon “Turqinë e re”
Ngjashëm vlen edhe për Hungarinë. “Zoti na dërgoi presidentin e Turqisë,” shkruante kryeministri Viktor Orban mbi Facebook gjatë vizitës së Erdoganit në tetor në Hungari.
Gjatë vizitës në Prizren në 2013 Erdogan tha se Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë. Për Kosovën vendi turk është partneri i tretë më i rëndësishëm tregtar. Kurse marrëdhëniet e ngushta tregohen edhe me arrestimin e gjashtë gylenistëve në fund të marsit duke u ekstraduar menjëherë drejt Turqisë.
Shqetësime mbi shtimin e ndikimit turk në Ballkan
Në Maqedoni vlen e njëjta, ku firmat turke kanë investuar deri tani 1.2 miliardë euro. “Ne nuk do i lëmë kurrë në baltë vëllezërit tanë,” premtoi Erdogan në shkurt.
Marrëveshja e Prespës sjell integrimin e Maqedonisë në NATO dhe i hap rrugën drejt integrimit në BE. Kjo marrëveshje për presidentin francez Emmanuel Macron është një mundësi e mirë që “Ballkani të mos kthehet drejt Rusisë dhe Turqisë.”
Erdogan ishte i vendosur kur pas pushtimit të Afrinit në Siri tha se ne definitivisht do ndërtojmë Turqinë e madhe. (Tashmë Ankaraja përgatitet të pushtojë edhe Manjibin në lindje të Eufratit-SHP -foldrejt.com).
“Nëse është e nevojshme, ne do japim edhe jetën. Nëse është e nevojshme, ne do marrim jetë.”/Foldrejt.com