Qeveria (sorosoiste) e Maqedonisë dhe qeveria (anti-sorosoiste) e Hungarisë kanë tensionuar marrëdhëniet pas ngjarjes së Gruevskit. Vitin e ardhshëm pritet që Maqedonia të anëtarësohet në NATO, kjo pasi po shkohet drejt finalizimit të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Frika e Maqedonisë: Hungaria mund të kthehet makthi i radhës i Shkupit zyrtar, në bllokimin me veto në NATO, por edhe në BE. Kjo nëse qeveria Zaev, por kryen presion të shtuar në Causa Gruevski.
“Greqia bllokoi rrugën euro-atlantike të Maqedonisë prej dy dekadash,” thotë publicisti maqedonas Saso Ordanoski rreth situatës së fundit. “Një Greqi tjetër nuk i duhet Maqedonisë, dhe Orban e dije këtë.”
Politologu hungarez András Rácz beson se Hungarisë nuk i intereson një eskalim.
“Deri tani, politika hungareze mbi Ballkanin ka qenë koherente dhe pragmatike,” thotë Rácz për DW. “Një bllokim kundrejt Maqedonisë do dëmtonte shumë Hungarinë në BE dhe gjithashtu do provokonte aletatët në NATO dhe SHBA. Andaj qeveria e Orbanit po mundohet të luajë me rastin dhe të reduktojë gjithë kërkesat juridike.”/Foldrejt.com