Vala e refugjatëve në 2015 dhe kërkimi i shumë shqiptarëve azil nëpër Europë ka sjellë frymë skeptike te shumë parti dhe media gjermane për të “huajt”. Por media më e lexuar gjermane “Bild”, së fundi ka botuar një artikull promovimi për të rinjtë e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë – të cilët mësojnë për t’u punësuar në Gjermani. Kryesisht për motër medicinale ose ndihmës mjek.
“Gjermania e plakur ka nevojë për ju: të ri dhe të mirë arsimuar në fushë e mjekësisë!,” përcjell foldrejt.com. “Por gjithashtu shpresa e qindra të rinjve shqiptarë është: një punë jashtë shtetit!”.
Ky modus i përfitimit të dyanshëm ka sjellë edhe një ngritje të mësimit për mjekësi në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, e gjitha e financuar nga Gjermania.
Si kundër masë tre shtetet e vogla ballkanike kanë filluar të rrisin rrogat e mjekëve, por mbase është tepër vonë. Gjermania po rinohet falë djemve më të mirë shqiptarë, kurse ne po plakemi falë politikave tona të vjetëruara./Foldrejt.com