Provokime, kërcënime, shpagime: ky është toni dominant në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Tani që Maqedonia dhe Greqia po shkojnë drejt fundit të Marrëveshjes së Prespës, konflikti më delikat mbi Ballkanin mbetën ajo mes Prishtinës dhe Beogradit, shkruan media më me ndikim në Gjermani, “Süddeutsche Zeitung”. Në këto momente pala kosovare ka hedhur benzinë zjarrit duke i vendosur tarifa produkteve serbe dhe boshnjake – si revansh e politikës me “shpirt armiku” të Serbisë, përcjell foldrejt.com.
Diskutimi për korrigjimin e kufijve shihet si frikë që mund të sjellte domino efekt në vendet tjera ballkanike dhe rritjen e nacionalizmit.
Serbia duhet ta dijë se marrëveshja e paqësore me Kosovën është themeli për anëtarësimin e saj në BE. Në këto momente nuk është vullneti më i mirë për të.