Gjermania prej më shumë se një dekadë udhëhiqet nga unioni krishtero demokrat CDU/CSU, por rezultatet e fundit në dy landet Bajern dhe Hessen po luhasin lidershipin e dy partive. Pas dorëheqjes nga kandidimi për kreun e partisë nga Angela Merkel, ngjashëm do veprojë edhe shefi i CSU, Horst Seehofer.
“Seehofer ndodhet nën presion të madh partiak dhe do jap dorëheqje javës që vjen,” shkruan media më me ndikim në gjermani “Süddeutsche Zeitung”, përcjell foldrejt.com. Si zëvendësi i tij shihet kryeministri i bavarisë Markus Söder.
Në fakt CSU dhe CDU fituan zgjedhjet në Bajern dhe Hessen, por morrën rreth dhjetëpërqind më pak vota sesa zgjedhjet e kaluara. Sipas përfaqësuesve të partive të djathta ky është sinjal i fortë se gjermanët kërkojnë ndryshime dhe politikë të re. Seehofer momentalisht mban postin e ministrit të brendshëm gjerman dhe njihet por politikat e tij anti-emigracion.