Në një artikull të gjatë rreth problemeve historike që ka kapluar Ballkanin, media gjermane Frankfurter Allgeimeine Zeitung, thekson se me këtë logjikë kurrë nuk do kishte Bashkim Europian, pasi edhe vetë gjermanët e francezët kanë shumë paqartësi historike mes veti.
“Por Parisi dhe Boni u bashkuan për ardhmërinë në 1957,” përcjell foldrejt.com.
Ngjashëm siç veproi Bullgaria me Maqedoninë Veriore, nesër mund të përbëjë pretekst edhe Shqipëria për Greqinë.
“Greqia mund të bllokojë Shqipërinë për shkak të kontestimeve historike rreth Epirit dhe çamët. Ky problem bile solli edhe pezullimin e vizitës shtetërore të presidentit të atëhershëm Karolos Papoulias në 2005,” përcjell foldrejt.com.
Media gjermane tregon se çamët shqiptarë u dëbuan nga Greqia në 1944/45, kurse pas komunizmit erdhi edhe kërkesa për dëmshpërblim pasi përmendet edhe “gjenocidi kundër shqiptarëve”, diçka që mohohet nga Greqia se bëhet fjalë për të dëbuar kolaboracionistë me nazifashistët gjermanë.
Poashtu është edhe situata e minoritetit grek në Shqipërinë jugore, një temë që mund të shërbente për veton greke ndaj Shqipërisë.
Këto probleme nesër mund të zgjeroheshin edhe mes kroatëve dhe serbëve, rumunëve dhe serbëve për vllahët, si dhe hungarezët dhe serbëve rreth Vojvodinës.
“Nëse procesi i zgjerimit europian, mbetet në mëshirën e fatit të historisë, atëherë integrimi europian praktikisht është i vdekur,” përfundon shkrimin media gjermane./Foldrejt.com