Media konservatore gjermane Die Welt thotë që presidenti serb Aleksandër Vuciq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kanë menduar që të zgjidhin problemin e Kosovës me shkëmbimin e territoreve, ku Lugina e Preshevës të shkëmbehet me veriun e saj. Por kjo mund të sjellte efektin domino në Bosnjë – mes pjesës kroate dhe serbe që mund t’u bashkoheshin mëmëdheut. Ose edhe te një ndarje e Maqedonisë, ku jetojnë shumë shqiptare, përcjell foldrejt.com.
Megjithatë, më tutje media gjermane thekson se kjo ide tashmë nuk është në tryezën e diskutimeve, “përkundër që SHBA është hapur për një ndryshim të kufijve, në rast se kjo sjell stabilitet afatgjatë”./Foldrejt.com