fbpx
  • TË FUNDIT
Media gjermane: UÇK-ja luftoi për Shqipërinë e madhe, Gjykatë Speciale për 2001!

Media gjermane: UÇK-ja luftoi për Shqipërinë e madhe, Gjykatë Speciale për 2001!

21 Dhjetor, 2020
Kuvendi miraton Projektligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis

Miratohet raporti vjetor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2021

8 Shkurt, 2023
SHBA publikoi foto të mbetjeve të balonës kineze

SHBA publikoi foto të mbetjeve të balonës kineze

8 Shkurt, 2023
Agim Baçi: A do japë “pilula lumturie” qeveria?

Mungesa e fuqisë për të kundërshtuar

8 Shkurt, 2023
581 specializantëve me vetëfinancim do t’u vazhdohet subvencionimi me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, nga sot shtohen edhe 10 të tjerë nga rajoni

581 specializantëve me vetëfinancim do t’u vazhdohet subvencionimi me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, nga sot shtohen edhe 10 të tjerë nga rajoni

8 Shkurt, 2023
Agim Baçi: Ëndrra në sirtar…

“Tradhtia e intelektualëve”

8 Shkurt, 2023
Turkish Airlines do të evakuojë 30 mijë persona të tjerë nga zona e tërmetit në Turqi

Turkish Airlines do të evakuojë 30 mijë persona të tjerë nga zona e tërmetit në Turqi

8 Shkurt, 2023
Kuvendi i Kosovës filloi seancën me një minutë heshtje për viktimat në Turqi dhe Siri

Kuvendi i Kosovës filloi seancën me një minutë heshtje për viktimat në Turqi dhe Siri

8 Shkurt, 2023
Çfarë u vendos në mbledhjen e 127-të të Qeverisë së Kosovës?

Çfarë u vendos në mbledhjen e 127-të të Qeverisë së Kosovës?

8 Shkurt, 2023
Sëmundja e rrallë e cila pavarësisht testeve të gjakut është thuajse e pamundur të zbulohet

Njerëzit me këtë grup gjaku janë në rrezik më të lartë për të pasur goditje në tru para moshës 60 vjeç

8 Shkurt, 2023
Gati 51,000 tenda u ngritën për të rrezikuarit nga tërmeti në Turqi

Gati 51,000 tenda u ngritën për të rrezikuarit nga tërmeti në Turqi

8 Shkurt, 2023
Fol Drejt
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023
Kontakt
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE
No Result
View All Result
Fol Drejt

Fillimi » Media gjermane: UÇK-ja luftoi për Shqipërinë e madhe, Gjykatë Speciale për 2001!

Media gjermane: UÇK-ja luftoi për Shqipërinë e madhe, Gjykatë Speciale për 2001!

2 vjet më parë
in LAJME, MAQEDONIA VERIORE, TË FUNDIT
Koha e leximit: 3 minuta lexim
Media gjermane: UÇK-ja luftoi për Shqipërinë e madhe, Gjykatë Speciale për 2001!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp

Prej 2019 Maqedonia quhet Maqedonia e Veriut. Në këtë shtet jetojnë sëbashku shqiptarët dhe maqedonasit. Në 2001 kishte një konflikt të armatosur mes shqiptarëve dhe ushtrisë maqedonase, gjurmët e së cilës vërehen deri më sot, shkruan mes tjerash media e njohur gjermane Deutschlandfunk.de.

“Nën shembullin e fitores së UÇK-së në Kosovë, u krijua UÇK-ja e Maqedonisë së Veriut me qëllimin për krijimin e Shqipërisë së madhe,” përcjell foldrejt.com. Media gjermane ka vizituar disa vendbanime perëndimore, ku në veçanti ka qëndruar në fshatin tetovar Neproshteven, ku ka intervistuar disa banorë të fshatit.

Lexoni edhe..

Miratohet raporti vjetor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2021

SHBA publikoi foto të mbetjeve të balonës kineze

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Unë prej në fillim isha pjesë e UÇK. Në fillim mendonim se në 2001 do kishim Shqipërinë e madhe. Për dreq, ne mendonim se do e bënim Shqipërinë e madhe. Nuk e kisha menduar se përsëri do jetonim bashkë me maqedonasit,” thotë ish ushtari, Zeqirja Zilbeari, i cili është bërë operacion edhe nga zemra.

Pranë tij qëndron edhe Ajet Seadini, i cili njëkohë të gjatë ka jetuar në Zvicër.

“Kishim probleme. Kur isha fëmijë jetonin edhe maqedonasit këtu afër. Në shkollë duheshim të shkonim në këmbë, por ishim aq të varfër sa në vend të atleteve mbathnim sandala. Në anën tjetër, fëmijët maqedonas shkonin në shkollë me autobusë. I shihnim sesi futeshin. Tingëllon e pabesueshme, por atëherë kështu e organizonte shteti,” thotë Seadini, duke mos dashur të komentojë direkt UÇK-në, përcjell foldrejt.com.

Mekaniku maqedonas Dejan Miskovski nga Neproshteni është i sigurt se konflikti ishte një arsye për të ndarë shtetin. “Në afërsi ne nuk kishim ushtri. Ishim të lënë të pambrojtur,” thotë ai.

Media gjermane tregohet e sinqertë duke treguar se shqiptarët ishin të nënpërfaqësuar në shtetin e ri të Maqedonisë, veçanërisht në administratë, drejtësi, universitete, ushtri e polici, por na quan si minoritarë, e jo komunitet, përkundër që jemi mbi 25 përqind.

Shumë pak policë shqiptar

Më tutje media gjermane interviston një polic shqiptar nga Radusha, i cili thekson se përkundër Marrëveshjes së Ohrit, ku në polici duhet të ketë sëpaku 25 përqind shqiptarë, “deri tani janë vetëm “10 përqind”.  Kjo përkundër faktit që shumë shqiptarë janë të stërvitur për të qenë polic.

Poashtu polici anonim, tregon se shefi çdoherë e lë atë të patrullojë me ndonjë maqedonas dhe nga shefi ndryshe shihet nga kolegët maqedonas, përkundër që e bëjnë të njëjtën punë.

“Më përpara kjo ishte edhe më e theksuar,” thotë polici shqiptar.

Problem shfaqet edhe ndarja e shkollave mes shqiptarëve dhe maqedonasve, megjithatë ka edhe shembuj pozitiv si në shkollë “Goce Delçev” në Gostivar, ku nxënësit shqiptarë dhe maqedonas mësojnë gjuhën e njëri-tjetrit (Pse nuk ndodh diçka e tillë aty ku maqedonasit janë shumicë si në Manastir ose Veles? – SHP, foldrejt.com).

Kthehemi te fshati Neproshten

Nga 12 të vdekur në Neproshten, deri tani janë gjetur vetëm 3 kufoma, njëra sosh, i afërt me familjen e Vojo Gogovskit. Ky i fundit thekson se ndihmë institucionale nuk ka marrë nga askush, përveç nga ish presidenti Boris Strajkovski, kurse poashtu thotë se me shqiptarët mund të bisedojë gjithçka hapur, por jo edhe për ndodhitë e 2001.

Nëntë rastet tjera nuk janë zbuluar, pasi BDI prej 2002 është në pushtet, mendon Gogovski.

Por lideri i BDI, Ali Ahmeti, thotë se gjatë konfliktit të armatosur, “disa raste kanë dalë jashtë kontrollit tonë, duke bërë gjëra të dhimbshme.”

Një prej personave të akuzuar për zhdukjen e personave në fshatin Neproshten, është edhe Zilbeari. Por ai shpëtoi nga aktakuza falë amnestisë të vitit 2011, që u kritikua nga Amnesty International.

“Unë kam humbur gjithçka, edhe firmën time, me të cilën fitoja. Askush nuk na ndihmon neve. Kam tre fëmijë, falë të cilëve mund të jetoj,” thotë Zilbeari, përcjell foldrejt.com.

Gjykata Speciale shpresë për maqedonasit

Aktakuza e ngritur për disa liderë të UÇK-së, ka shtuar shpresën te Gogovski, që të vendoset drejtësia edhe për rastet e pazbardhura në Maqedoninë Veriore. Sipas tij, ligji i 2011 ndihmoi Ali Ahmetin nga padia.

“Kjo sepse krimet e UÇK-së në Kosovë janë të njëjta si ato në Maqedoninë e Veriut. Drejtësia jonë është e varur politikisht. Por pasi ka filluar procesi i Hagës për Kosovën, atëherë kjo do vijë edhe te ne,” thotë i bindur Gogovski, (duke mos përmendur krimet maqedonase në Kumanovë dhe Luboten- SHP)./Foldrejt.com

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Aksion policor në Hasanbeg

Lajmi tjetër

Zyrtare: Gjykata Kushtetuese rrëzon Qeverinë Hoti, vendi shkon në zgjedhje

Të ngjajshme

Kuvendi miraton Projektligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis
KOSOVË

Miratohet raporti vjetor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2021

8 Shkurt, 2023
SHBA publikoi foto të mbetjeve të balonës kineze
BOTA

SHBA publikoi foto të mbetjeve të balonës kineze

8 Shkurt, 2023
581 specializantëve me vetëfinancim do t’u vazhdohet subvencionimi me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, nga sot shtohen edhe 10 të tjerë nga rajoni
LAJME

581 specializantëve me vetëfinancim do t’u vazhdohet subvencionimi me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, nga sot shtohen edhe 10 të tjerë nga rajoni

8 Shkurt, 2023
Turkish Airlines do të evakuojë 30 mijë persona të tjerë nga zona e tërmetit në Turqi
LAJME

Turkish Airlines do të evakuojë 30 mijë persona të tjerë nga zona e tërmetit në Turqi

8 Shkurt, 2023
Kuvendi i Kosovës filloi seancën me një minutë heshtje për viktimat në Turqi dhe Siri
LAJME

Kuvendi i Kosovës filloi seancën me një minutë heshtje për viktimat në Turqi dhe Siri

8 Shkurt, 2023
Çfarë u vendos në mbledhjen e 127-të të Qeverisë së Kosovës?
LAJME

Çfarë u vendos në mbledhjen e 127-të të Qeverisë së Kosovës?

8 Shkurt, 2023
Shfaq më shumë

RRETH NESH

Fol Drejt është një dritare e pavarur, që ka për synim informimin e drejtë dhe të paanshëm. Përpjekja për ngritjen e vetëdijes shoqërore, duke i rrahur çështjet të cilat i preokupojnë qytetarët, përbën një pjesë të misionit të cilin janë zotuar se do ta përmbushin gazetarët e këtij mediumi.

Politikat redaksionale kanë për tharm qasjen kritike, por jo shantazhin, qëndrimin e hapur ndaj të gjitha palëve, por jo lojalitetin karshi fenomeneve negative. Më saktë, këto politika, shtyllat bazë i kanë të ndërtuara mbi liritë dhe të drejtat e njeriut.

Platforma mbulon zhvillimet në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, rajon dhe gjetiu, kudo ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarët. Diaspora, nga e cila vjen mbështetja financiare e portalit, do ta ketë vëmendjen e duhur.
Politika, kultura, shëndetësia, ekonomia, zhvillimet sociale dhe sfera të tjera, do të mbulohen me artikuj të ndryshëm, artikuj që i përmbushin standardet më të larta të një gazetarie profesionale.

Besoni në ne, bashkëpunoni me ne. Na ndiqni dhe na kontaktoni direkt në: [email protected]

Postime Së Fundi

  • Daily Mail: Emiri i Katarit, pasuria e të cilit vlerësohet 335 miliardë dollarë, pretendenti kryesor për blerjen e Manchester Unitedit 8 Shkurt, 2023
  • Miratohet raporti vjetor i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për 2021 8 Shkurt, 2023
  • SHBA publikoi foto të mbetjeve të balonës kineze 8 Shkurt, 2023

NA NDIQ

Kontakti

Adresa: Mahir Domi 20, Prishtinë, Tophane 10000

Tel: +383 44 499 824

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 46 666 200

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Fol Drejt SHPK

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • Cookie Policy (EU)
  • SPORT
No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2021. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Manage Cookie Consent
To provide the best experiences, we use technologies like cookies to store and/or access device information. Consenting to these technologies will allow us to process data such as browsing behavior or unique IDs on this site. Not consenting or withdrawing consent, may adversely affect certain features and functions.
Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}