Kosova ka ratifikuar ligjin për ushtrinë përkundër këshillave të NATO-s dhe shumë partnerëve të BE, megjithatë Prishtina zyrtare ka mbështetje nga SHBA. Tensionimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë ka zbehur kredibilitetin e BE-së në këto dy vende, si e paaftë për të zgjidhur problemet, shkruan media gjermanofone tageblatt.lu.
Pasi tregon stacionimin e trupave të KFOR-it në veri të Kosovës dhe deklatarën e kryeparlamentarit Kadri Veseli se nga “sot kemi zyrtarisht ushtri”, media e Lihtejnshtajnit tregon se FSK me 2200 trupa do rritet në 5000 ushtarë dhe nga viti në vit do ketë buxhet për blerjen e armëve të reja.
“Se BE ka humbur kontrollin mbi Serbinë dhe Kosovën sqarohet me fushatën lobuese serbe për të pamundësuar anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe më pas rritja e tarifave për produktet serbe me 100 përqind nga qeveria e Kosovës,” përcjell foldrejt.com. “Pas zbatimit të të gjitha kushteve teknike për liberalizimin e vizave, Kosova akoma nuk gëzon lëvizjen e lirë në zonën Shengen. Në sytë e shumë shqiptarëve të Kosovës kjo është humbje totale e besueshmërisë ndaj BE-së.”
Nga kjo sjellje e Europës duket se Kosova po orientohet përsëri drejt SHBA-së: kjo u pa edhe gjatë ditës së krijimit të ushtrisë ku në sheshet e qyteteve valëviteshin flamujtë e shumtë amerikan./Foldrejt.com