NATO pret që deri në 15 shkurt të përmbyllet Marrëveshja e Prespës në parlamentin maqedonas dhe grek. Ky lajm konfirmohet nga gazeta më e madhe greke Kathimerini, duke zbuluar edhe letrat që u ka dërguar sekretari gjeneral i NATO, Jens Stoltenber ndaj dy shefave të qeverive respektive: Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, informon foldrejt.com.
“Stoltenberg kërkon anëtarësim të shpejtë të Shkupit në Aleancën Veri-Atlantike,” shkruan më tej në gazetën greke.
Parlamenti i Maqedonisë parasheh që në 9 ose 10 janar të ratifikojë amandamentet e reja kushtetuese, kurse në parlamentin grek Marrëveshja e Prespës pritej të përmbyllej diku nga marsi. Por letra e Stoltenberg mund të ndryshojë gjithçka./Foldrejt.com