Mediat perëndimore po i bëjnë jehonë zhvillimeve të fundit në rajon, kryesisht rreth kontestit të krijimit të ushtrisë së Kosovës, ku Serbia nuk përjashtoi mundësinë edhe të ndërhyrjes së dhunshme ushtarake, nëse ligji i ushtrisë kalon në parlamentin e Kosovës në 14 dhjetor.
Gazetari i prestigjiozes zvicerane “NZZ”, Andreas Ernst, e fillon duke theksuar se ideja e ndarjes së Kosovës dështoi përpara se të hidhej në bisedime konkrete; kjo përkundër faktit që mori dritë jeshile nga Parisi, Vjena dhe u la e hapur nga SHBA, ishte Berlini që e kundërshtoi katërcipërisht.
Prej atëherë, Kosova dështoi të anëtarësohet në Interpol, ngriti tarifat për produktet serbe në 100 përqind dhe tani pritet të krijohet ushtria e Kosovës, përcjell foldrejt.com.
Kosovarët poashtu janë të zemëruar me BE-në, pasi liberalizimi i vizave nuk ka ndodhur përkundër që vetë Komisioni Europian potencoi nga qershori se të gjitha kushtet janë plotësuar nga Prishtina zyrtare. Kjo ndodh për shkak të problemeve të brendshme politike të disa vendeve anëtare të BE.
Një përzierje mes bllokadës politike dhe euforisë patriotike është e rrezikshme, shkruan më tej “NZZ”. Nuk është hera e parë, që nga ky frustracion të ftohet në konflikt të dhunshëm. Brukseli duhet shpejt të marrë fletoren në dorë dhe të sjellë në tavolinën e bisedimeve të dyja palët. Kurse shtetet anëtare të BE duhet të mbajnë fjalën dhe përfundimisht të liberalizojnë vizat./Foldrejt.com