Mëngjesin e së martës, në qytetin zviceran Rüti ZH janë dëgjuar të shtëna! Pak para 02:00, Policia Kantoniale e Cyrihut ka marrë informatë se një person kishte pësuar plagë vdekjeprurëse, shkruan blick.ch.
Sipas hetimeve fillestare, agresori ka qëlluar me disa të shtëna në restorantin Bären, kurse akoma është në arrati.
I vrari është pronari i lokalit, I. I. (51) një shqiptar nga Maqedonia. Personat e tjerë, të cilët gjatë kohës së krimit kanë qenë në lokal, kanë kaluar pa ndonjë lëndim.
Sipas analizës së medias më të madhe zvicerane “Blick” i ndjeri është viktimë e gjakmarrjes mes dy klaneve familjare – armiqësia e së cilës ka filluar prej kohësh.
“Ne dëgjuam tre të shtëna, por është tepër e rrezikshme të flasim mbi këtë,” thotë një banor për BLICK. “Bëhet fjalë për mafia”.
“Secili e njeh armiqësinë tragjike të familjes dhe I.I. nuk është viktima e parë,” thotë një informator për blick.ch, përcjell foldrejt.com.
Në vijim media zvicerane sqaron konkretisht se I.I. ka armiqësi me familjen e të ndjerit Dilaver «Leku» Bojku (58). Leku ishte i kërkuar nga Interpoli dhe autoritetet e SHBA, për marrje me prostitucion ndërkombëtar.
Anëtarët e të dyja familjave armiqësore jetojnë në Maqedoni dhe Zvicër. “Mes familjeve armike ka edhe martesa, por përkeqësimi i marrëdhënieve ka filluar e gjitha si pasojë e rivaliteteve mes djemve të ri,” thotë më tej një informator.
Si viktima e parë mes dy familjeve përmendet S.I.* (23), i vrarë në dhjetor 2015, njëherësh djali i lokalit. P.I.*, djali tjetër i të ndjerit I.I. gjatë asaj të shtëne u lëndua rëndë dhe prej atëherë është invalid.
Për këtë incident u arrestua vëllai i Lekut, Bashkim Bojku (46), i cili akoma po vuan burgun. Djali i Dilaver Bojkut, E.B. është akoma në arrati.
Në gusht 2017 në Strugë u vra me një plumb në kokë Leku, ku vrasësi u largua me motor nga vendngjarja. Gjurmët e tij janë humbur në aeroportin e Baselit.
Pas vrasjes së Leku (58) dhe S.I. (23) tashmë është vrarë edhe 51 vjeçari I.I..
“I.I.nuk do jetë viktima e fundit,” thotë në fund informatori për blick.ch./Foldrejt.com