Kosova është një vend ku gjuha gjermane zotërohet nga shumë persona, andaj kthehet në një vend atraktiv për hapjen e kompanive Call-Center, shkruan prestigjiozja zvicerane “NZZ”. Sëpaku 10-15 mijë persona e flasin rrjedhshëm gjermanishten, jo më kot tre zviceranë me origjinë nga Kosova kanë hapur Call-Center atje.
Një prej firmave është Baruti AG e drejtuar nga Drenusha Shala që ka punësuar 420 persona në Prishtinë dhe Prizren. Qarkullimi vjetor i firmës është 4 milion euro, përcjell foldrejt.com.
Në këtë firmë një punëtor paguhet rreth 550 euro, rreth trefish më shumë sesa rroga minimale në Kosovë prej 170 euro./Foldrejt.com