Media më e klikuar zvicerane “Blick” ka rënditur nëntë koka për 2019. Interesante është se krahas Trump, Merkel, Macron, May mes këtyre nëntë kokave është edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Çfarë presin nga viti 2019 këto personalitete?, pyet fillimisht artikulli.
Presione të shtuara ndaj Trump
A do u rezistojë presioneve Donald Trump (72) me aferën ruse. Ish avokati i tij, Michael Cohen (52) për këto lidhje është dënuar me tre vjet heqje lirie, ish këshilltari i sigurisë Michael Flynn (60) pret akoma për vendimin e tij të dënimit.
Shtuar këtu faktin që nga janari demokratët do kenë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ku do i kryejnë presion të madh presidentit Trump rreth hetimeve.
Gruaja më e fuqishme e SHBA nga 20 janari do jetë Nancy Pelosi (78)
Pelosi do udhëheq me Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA dhe rrjedh nga Partia Demokratike. Kjo detyrë vlerësohen si e treta më e rëndësishme në SHBA – pas presidentit dhe zv.presidentit.
Pavarësisht se ajo ka premtuar hetime deri në fund kundër ‘aferës ruse’ të Trump, ajo kërkon që të përmirësojë ndjeshëm frymën e bashkëpunimit mes demokratëve dhe republikanëve: “Mjaft kemi qenë të përçarë”.
Detyra e fundit dhe viti i fatit të BE: Angela Merkel
Përherë të parë kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do jetë edhe shefe e partisë CDU, gjatë kohës kur do udhëheq me Gjermaninë. Pasardhësja e saj Annegret Kramp-Karrenbauer («AKK», 56) e ka zëvendësuar atë dhe tani të gjithë parashtrojnë pyetjen nëse Merkel do përfundojë mandatin deri 2021.
Kjo do mësohet përfundimisht në vjeshtë. Deri atëherë Merkel ka akoma kohë të zhvillojë një strategji për vizionin e Europës. Sepse 2019 do jetë fati i BE, ku Britania do dalë nga BE – kurse kërcënime për çantarësime vijnë edhe nga Polonia, Rumania dhe Hungaria, përcjell foldrejt.com.
I talentuari natyral, papritur kthehet në diletant: Emmanuel Macron
Ishin pritshmëri të mëdha për Emmanuel Macron, por prej verës ka humbur tre ministra ndërsa prej mesit të nëntorit është nën kthetrat e protestuesve të jelekverdhëve.
Macron u zmbrapas përpara tyre duke hequr dorë nga rritja e tarifës së benzinës dhe rriti pagën minimale me 100 euro në muaj. Por nga viti i ardhshëm Macron ka sfiduar botën me dy projekte gjigande – krijimin e ushtrisë europiane dhe një buxhet i përbashkët i eurozënës.
Me probleme të brendshme, por me dëme ndaj Perëndimit: Vladimir Putin
Ai deri tani me manipulime të rrjeteve sociale, sulmeve të hakerëve dhe metodat e armatimit ka tentuar të destabilizojë Perëndimin. E gjithë kjo për të qetësuar problemet që i ka brenda. Populli rus e vlerëson gjithmonë e më pak Vladimir Putinin (66) për shkak të problemeve ekonomike që po kalon vendi.
Fundi i kontratës për armët bërthamore me SHBA, shihet si triumf i Rusisë, tensione të reja në Ukrainë dhe kontrolli mbi Sirinë janë poashtu politika që do prekin direkt Putinin për fatin e miliona banorëve.
A do ia dalë Perëndimi ta zmbraps politikën e Putinit në këto vende?
Nga një shpresë reformash në monstër: Muhammed bin Salman
Princi i Kurorës në Arabinë Saudite shihej si shpresa e botës moderne arabe, por shpejt i doli fytyra e vërtetë. Fillimisht u premtoi të drejta grave, hapi kinematë, por në fund u akuzua si urdhëruesi i drejtpërdrejtë i vrasjes së gazetarit kritik të qeverisë Jamal Khashoggi (59). Poashtu ai akuzohet për vrasjen e mijëra civilëve në Jemen.
Shansa e tij e fundit: Të mundohet të afrohet me shtetet fqinje dhe të krijojë një sistem politik transparent. Vetëm në këtë formë mund të thith investitorë të huaj perëndimorë në vend.
Udhëheqësja e re e Këshillit Europian: Viorica Dancila
Nga një janari me BE-në do udhëheq Rumania, konkretisht kryeministrja Viorica Dancila (55). Politikania e majtë është pro-europiane por ka edhe disa kritika ndaj politikave të BE.
Rumania akoma ka probleme me korrupcionin, ndërsa para pak ditësh dolën qindra-mijëra protestues anti-qeveritarë në rrugët e Bukureshtit.
Ai duhet të shmangë një konflikt mbi Ballkanin: Hashim Thaci (50)
Presidenti i Kosovës Hashim Thaci (50) arriti që në 2012 t’i jap dorën kryeministrit të atëhershëm serb. Por gjatë 2018 raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë tensionuar. Një marrëveshje mes të dyja vendeve shihej shkëmbimi i territoreve, por bisedimet rreth kësaj çështjeje në Bruksel nuk arritën rezultat.
Në 14 dhjetor Kosova krijoi ushtrinë, ku Thaçi dhe Vucic u përballën përpara Këshillit të Sigurimit në OKB. Thaçi duhet të mbrojë pavarësinë e vendit të tij, pa krijuar konflikte të tjera.
Dikur zbehen edhe energjitë: Theresa May
Nga të gjitha anët kundërshtohet kryeministrja britanike Theresa May (62), sepse nuk ka arritur marrëveshje konkrete me BE-në.
Ajo ka edhe pak ditë, deri 14 janar, për të bindur deputetët që të votojnë pro ndarjes së Britanisë së Madhe nga BE – në rast të kundërt çështjet vetëm do përkeqësoheshin. May ka paralajmëruar largimin nga politika në 2022.
Në 14 janar do mësohet nëse do ketë një marrëveshje të re mes Londrës dhe Brukselit ose mbase edhe ndonjë referendum të ri./Foldrejt.com