Kualifikimi i Maqedonisë Veriore në Euro2020 ka përbërë lajm të rëndësishëm për mediat perëndimore, jo vetëm aspekti sportiv, por edhe politik i vendit.
Pasi tregohet rruga e mundimshme e vendit drejt kompromiseve me shtetin fqinj Greqinë, fitorja kundër Gjeorgjisëm “është edhe një fitore politike”, shkruan media më e shquar zvicerane NZZ.
Më tutje NZZ tregon protestat e “Komitëve” kundër ndryshimit të emrit, por jep edhe një detaj interesant të financimit të tyre.
“Spekulimet morrën dhenë, kur u bë e ditur se pronari rus i Paok Thessaloniki, Ivan Savvidis, është financuesi i ultras Komitëve,” përcjell foldrejt.com. Ironia qëndron në faktin se Paoku është klubi më i rëndësishëm i rajonit maqedonas të Greqisë, kurse pronari i këtij klubi, mbështet tifozët e klubit më të rëndësishëm të maqedonasve – Vardarit.
Përndryshe Savvidis ishte deputet në parlamentin rus deri 2011, kurse shteti i tij kundërshtonte dhunshëm anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në NATO. Kjo është loja e dyfishtë ruse në përçarjen e vendeve.
Por në fund, media zvicerane shkruan se futja e Maqedonisë Veriore në europian, mund të pajtojë edhe dy nacionalitetet më të mëdha të vendit – shqiptarët dhe maqedonasit, që do bëjnë tifo bashkë./Foldrejt.com