Arrestimi i tetë pjesëtarëve të dyshuar për anëtarë të organizatës terroriste ISIS në Maqedoninë Veriore ka hasur në një jehonë të përimtësishme në mediat austriake. Kjo për shkak edhe të sulmit terrorist në Vjenë, ku atentatori ishte një shqiptar nga Maqedonia.
“Një goditje e lartë eksplozive e policisë në Maqedoninë e Veriut,” shkruan media më e klikuar austriake Kronen Zeitung. “Banda e terrorit ishte e shtrirë në gjithë Europën. Lidhja me atentatorin e Vjenës është duke u hetuar akoma.”
Më tutje citohet edhe një pjesëtar në ministrinë e brendshme maqedonase i cilë thotë se operacioni i bastisjes në Kumanovë dhe Shkup ishte “tepër i rrezikshëm.”
Mes tetë të arrestuarve, njëri cilësohet edhe xhihadist, pasi ka luftuar dikur për ISIS në Siri.
Në fund media austriake Kronen Zeitung thekson edhe njëherë se ka shumë gjasa që tetë të arrestuarit të kenë lidhje me Kujtim F., por që fjalën e fundit do e thotë drejtësia pas përfundimit të hetimeve./Foldrejt.com