Pas Francës shumë media gjermane si FAZ dhe Welt u fryjnë artikujve për të ndaluar organizatën më të madhe të ekstremit të djathtë në Gjermani, “Ujqërit e Murmë” me 18 mijë anëtarë, si dhe grupin musliman Milli Görüs, pasi të dyja përveç që janë të afërt dhe në shërbim të qeverisë turke të Rexhep Taip Erdogan, ata edhe janë kthyer të rrezikshme për minoritetin kurd/alevit dhe armenëve në Gjermani.
Ministri i brendshëm gjerman Herbert Reul, në landin e tij Nordrhein-Westfalen e sheh të “papranueshme, që shërbimet e huaja të intelegjencës, të përpiqen të ndikojnë mbi bashkëkombasit e tyre. Në do bëjmë çështë e mundur që këto persona të ndjehen akoma të sigurtë,” tha ai përcjell foldrejt.com
Klima e frikës që ka pushtuar Turqinë, nuk duhet të vendoset edhe në Gjermani, shkruajnë mediat gjermane, duke aluduar në kërcënimet shpesh që marrin kritikët e qeverisë turke nga dy organizatat e lartëpërmendura, por shkas është bërë edhe një letër plot kërcënime dërguar një pjesë të komunitetit armen në Gjermani pas luftës në Karabak, ku mes tjerash, thuhet se Ujqërit e Murmë dinë vendodhjen e çdo fëmije të armenëve dhe se nuk do jetojnë të qetë.
“Gjermania lufton ekstremizmin e djathtë të çdo ngjyre,” thuhet më tej në median FAZ, duke aluduar se ashtu si luftohte (neo)nazizmi, duhet të luftohen edhe shoqatat tjera ekstremiste nacionaliste.
Së fundi, partitë parlamentare gjermane CDU/CSU, SPD, FDP dhe Të Gjelbërit, kanë diskutuar për të votuar një ligj për ndalimin e Ujqërve të Murmë ose siç njihen në turqisht edhe si „Ülkücü“ „Idealistët“, ashtu si në Francë.
Bile është vetë politikani me origjinë turke në Gjermani, Cem Özedmir, i cili hedh paralele mes PKK dhe Ujqërve të Murmë, ku ashtu siç u ndalua PKK në 1993, sot duhet të ndalohet me ligj Ujqërit e Murmë.
Por duhet të shtohet se PKK ka vrarë 40 mijë njerëz në Turqi./Foldrejt.com