Dhjetë vende të mira turistike ku nuk do lodheni nga masa e madhe, faqet gjermanofone “Der Standard” dhe “Urlaubspiraten” kanë përmendur edhe qytetin bregdetar shqiptar Ksamilin, informon foldrejt.com.
Lista me vende ku ke çfarë të shohësh dhe habitesh, pa o frikësuar nga masa e madhe e turistëve janë Bolonja dhe Faro në Portugali, ndjekur më pas nga kanioni më i thellë europian Vikos në Greqinë Veriore. Si vend tjetër në kufi me Shqipërinë dhe që prej poashtu vendin shqiptar është Liqeni i Shkodrës – Natyrë me pak përfitues, përcjell foldrejt.com.
Lista më pas vijon me rrugën gjarpërore të Sibiu në Rumani, ishujt Faroe, Tuschetien dhe Tivlisin në Gjeorgji dhe Liqenin Lindor (Ostsee) në Poloni.
Në fund lista përmbyllet me Ksamilin shqiptar.
“Krahas që Shqipëria të ofron male të mrekullueshme dhe të thepisura, në jug të saj ndodhet qyteti bregdetar Ksamili. Nga këtu e keni afër edhe qytetin antik të Butrintit, i cili mbrohen edhe nga UNESCO,” përmbyllet shkrimi i mediave gjermanofone./Foldrejt.com