Agjencionet turistike zvicerane të mbështetura edhe nga mediat zvicerane po planifikojnë një “sulm” mbi Shqipërinë, shkruan travelnews.ch.
Linjat e reja ajrore mes Cyrihut dhe Tiranës të agjencive Edelweiss dhe Germania po shfaqin një interesim të jashtëzakonshëm të zviceranëve për të kryer pushimet veriore në një nga tokat më pak të eksploruara të kontinentit plak, përcjell foldrejt.com.
Artikujt zviceranë që kanë marrë jehonë edhe te prestigjiozja “Sontaggszeitung” tregojnë edhe për hotelet solidë në Durrës dhe Sarandë, siç i cilësojnë ato “me tre ose katër yje”.
“Plazhet në Durrës dhe Sarandë janë shumë të bukura, kostoja tepër e ulët dhe shqiptarët mjaft mikpritës me turistët e huaj. Si vizitorë duhet të mbyllësh një sy në rast se shërbimi nuk është si në vendet tjera,” thotë Nicole Pfammatter nga “Hotelplan Suisse”./Foldrejt.com