10 persona humbën jetën ndërsa numri i të lënduarve si pasojë e aksidentit të ndodhur sot në Kroaci ka arritur në 45.
Sipas mediumit kroat, 24sata.hr, shoferët e autobusit nga Kosova që po barte udhëtarët nga Frankfurti në drejtim të Prishtinës kishte pushuar në Bregada për gjysmë ore para aksidentit.
Aty ata ishin ndërruar dhe drejtimin e autobusit e kishte marrë shoferi tjetër. Supozohet se aksidenti është shkaktuar nga lodhja e tepërt e shoferit.
Fatkeqësisht në mesin e viktimave raportohet të ketë qenë shoferi tjetër, i cili nuk po voziste autobusin në kohën e aksidentit, transmeton lajmi.net, përcjell FolDrejt.com.
Kreu i Mbrojtjes Civile të Kroacisë, Damir Trut, i cili është në vendin e ngjarjes ka dhënë detaje të reja.
Ndryshe lidhur me aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Brod të Kroacisë kanë reaguar edhe drejtuesit e shtetit të Kosovës, por edhe ata të Kroacisë.
Ndërsa nga kompania e autobusëve ‘Deva Tours’ kanë deklaruar vetëm se e dinë për aksidentin, por që po presin informacione shtesë nga policia se çfarë saktësisht ka ndodhur.