Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë ftesë për t’iu bashkëngjitur marshit që do të mbahet nesër në mbështetje të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me anë të një postimi, Mehaj ka thënë se pastërtisë së luftës së Kosovës nuk mund t’i vë njollë askush, transmeton Fol Drejt.
“Të dilën më 2 prill, mbahet marshi në mbështetje të luftës së pastër dhe të drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ftoj të gjithë që të bashkohen në këtë marsh.
Pastërtisë së luftës sonë nuk mund t’i vëjë njolla askush. Unë besoj në luftën e drejt të çlirimtarëve të cilët po mbahen padrejtësisht të paraburgosur në gjykatën speciale.
Të dielën të bashkuar në marshin për drejtësi.”, ka shkruar Mehaj në postimin e tij./FolDrejt/