Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj së bashku me ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi vizituan sot komunën e Skenderajit.
Për këtë Mehaj njoftoi në një postim në facebook, përcjell Fol Drejt.
“Sot së bashku me ministrin, Elbert Krasniqi vizituam komunën e Skenderajt, ku u pritëm nga kryetari, Fadil Nura dhe ekipa e tij.
Jemi vënë në shërbim të plotë të qytetarëve të Skenderajt me të gjitha kapacitetet tona që kemi në dispozicion. Ekipet tona gjenden në terren që nga dita e djeshme, dhe do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim deri në kalimin e kësaj situate jo të lehtë.
Autoriteteve lokale jemi duke u ofruar mbështetje në zhbllokimin e rrugëve, vendosjen e urave, evakuimin e banorëve, mbështetje me ushqim dhe barëra.
Në terren takuam edhe vullnetarë që kanë ndihmuar banorët për tejkalim e situatës, siç janë vullnetarët nga Extreme off road Drenica.
Në përballimin e kësaj situate jemi të gjithë bashkë, dhe bashkë do t’ia dalim”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/