Ministri i Mbrotjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar.
Për këtë Mehaj njoftoi në profilin e tij zyrtar në Facebook, transmeton Fol Drejt.
“Sot kam zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar.
Gjatë bisedës me Ministrin Akar diskutuam çështjet bilaterale dhe rajonale të mbrojtjes dhe sigurisë dhe bashkëpunimit bilateral në industrinë e mbrojtjes në kuadër të partneritetit mes dy vendeve, qeverive dhe ministrive tona.
Ndër të tjera, në emrin tim, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë sonë i përcolla edhe ngushëllimet për popullin turk dhe familjarët e viktimave që humbën jetën në fatkeqësinë e minierës në Bartin.
Republika e Turqisë, si vend anëtar i NATO-s, është ndër partnerët tanë më të rëndësishëm në proceset tona zhvillimore”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/