Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, njoftoi se nga sot ushtarakët Forcës së Sigurisë së Kosovës do të pajisen me beretat e reja.
Për këtë ai u shpreh në një postim në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Nga sot ushtarakët tanë me beretat e reja!
Pas dekretimit të beretave nga Presidentja e Republikës së Kosovës, znj Osmani, sot në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, së bashku me Gjeneral Jasharin, në një ceremoni solemne bëmë shpërndarjen e beretave të reja.
Nga sot, beretat do të kenë ngjyra dalluese që simbolizojnë identitetin e veçantë të njësive tona ushtarake si: forcat tokësore, policia ushtarake, forcat për operacione civile dhe forcat speciale.
Shumë urime komandove tona për beretat e reja dhe vazhdojmë tutje drejtë sukseseve të reja!”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/