Kadetët e rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës po zhvillojnë bazat e njohurive dhe demonstrimit praktik në lëminë e kërkim-shpëtimit dhe mbijetesës.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, përmes një postimi në facebook.
Mehaj ka thënë se kadetët po sfidohen fizikisht dhe psikikisht për reagim në kushte të motit të ashpër.
“Motivimi i lartë dhe angazhimi vetëmohues janë konfirmim i fuqishëm se oficerët – liderë të ardhshëm janë garanci për Ushtrinë tonë gjithnjë e më të fortë.
Nuk ka sfidë që na ndalë në hapat tonë të çeliktë përpara!”, ka shkruar tutje Mehaj./FolDrejt/