Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, reagoi pas raportimit se në sulmin në Shtërpcë ishte i përfshirë edhe një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Për këtë Mehaj reagoi në një postim në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Të dashur qytetarë,
tani u njoftova se në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë. I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë.
Shpreh keqardhjen më të thellë për atë që ka ndodhur në Shtërpcë. Të plagosurve, u uroj shërim sa më të shpejtë. Raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin.
Ministria e Mbrojtës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës mbeten të përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve tanë pa dallim”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/