Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë me dije se është shtuar numri i specialistëve të FSK-së për mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara nga instruktorët ushtarakë amerikanë.
“Në kuadër të bashkëpunimit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Ushtrisë Amerikane nga Kampi Bondsteel, në Kazermën Skënderbeu në Ferizaj u realizua Kursi për Mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara – Armored Security Vehicle (ASV)”, ka thënë Mehaj, transmeton Fol Drejt.
Postimi i plotë:
“Shtohen specialistët tanë të mirëmbajtjes të trajnuar dhe certifikuar për mirëmbajtjen e automjeteve tona të blinduara nga instruktorët ushtarakë amerikanë
Në kuadër të bashkëpunimit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe Ushtrisë Amerikane nga Kampi Bondsteel, në Kazermën Skënderbeu në Ferizaj u realizua Kursi për Mirëmbajtjen e automjeteve të blinduara – Armored Security Vehicle (ASV).
Vazhdojmë drejtë sukseseve të reja me partnerin tonë strategjik , SHBA-në dhe forcat e saj të armatosura!”, ka shkruar Mehaj.