Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se dy nënoficerë të FSK-së, u diplomuan me sukses të lartë në Shkollën e lartë të Nënoficerëve në Republikën e Turqisë, transmeton Fol Drejt.
“Rreshter shtabor Arben Kasumi dhe rreshter Besnik Ukshini diplomuan me sukses të lartë, në mesin e 96 kolegëve tjerë turq dhe vendeve tjera pjesëmarrëse”, njoftoi ministri Mehaj.
Mehaj, njëkohësisht shprehu mirënjohje për forcat turke për mundësinë e dhënë, teksa uroi edhe dy nënoficerët./FolDrejt/