Ministri i Mrojtjes, Armend Mehaj, ka takuar sot drejtorin e Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), Ralf Peter Hammerstein, me të cilin ka diskutuar mbi përmbushjen e obligimeve të Ministrisë së Mbrojtjes për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, raporton Fol Drejt.
“Në kuadër të takimeve dhe koordinimeve të vazhdueshme me NALT-in, sot me drejtorin, Gjeneral Hammerstein diskutuam rreth proceseve në të cilat jemi duke kaluar si Ministri e Mbrojtjes, ristrukturimi dhe sinkronizimi për përmbushjen e obligimeve tona në rrugën drej anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Mehaj theksoi se në vazhdimësi janë konsultuar me NALT-in dhe se këshillat e sugjerimet e tyre kanë qenë shumë të vlefshme.
“Gjeneral Hammerstein sot feston edhe ditëlindjen, prandaj shfrytëzova rastin ta uroj në emër timin të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.”, shtoi në fund Mehaj. /FolDrejt/