Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, qëndroi sot për vizitë në familjen e tashmë të ndjerit Sabahajdin Cena.
Për këtë ai njoftoi përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
“Sot isha për t’iu shprehur ngushëllime familjarëve të ish-eprorit të UÇK-së, Sabahajdin Cena i cili ndërroi jetë ditë më parë.
Profesor Cena, ishte një nga aktivistët dhe luftëtarët më të shquar i angazhuar për liri dhe pavarësi të Republikës. Lajmi për vdekjen e tij ishte i rëndë dhe pikëllues. Vitin e kaluar jemi takuar bashk, na rrëfente për organizimin e UÇK-së dhe rrugëtimin tonë drejt çlirimit.
Njërzit si profesor Sabahajdin Cena i cili i fali gjithçka vendit dhe nuk i mori asgjë, do të mbesin gjithmonë në kujtesën tonë dhe kontributi i tyre do të vlerësohet përherë.
Lavdi!”, u shpreh Mehaj./FolDrejt/