Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka qëndruar sot në Pejë dhe në Istog.
Kështu ka njoftuar vetë Mehaj, i cili me anë të një postimi në facebook, bëri të ditur se gjatë qëndrimit në këto dy komuna prezantoi të arriturat e Ministrisë së Mbrojtjes, investimet në ushtri dhe synimet për t’u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, me qëllim të mbështetjes së misioneve të shteteve partnere, transmeton Fol Drejt.
Mehaj njëkohësisht vlerësoi ushtrinë e Kosovës, si ushtri që çdo vit ngrit kapacitetet, teksa nuk la pa komentuar as konkurset rekrutuese, të cilat sipas tij janë më transparente se kurdoherë dhe se i tillë pritet të jetë edhe konkursi i fundit, ku do të përzgjedhen 1000 ushtarë të rinj, konkurs ky i hapur deri më 23 janar./FolDrejt/