Policia në shtetin meksikan Durango ka arrestuar një mjek dhe dy persona të tjerë të dyshuar si shkaktarë të epidemisë së meningjitit që u ka marrë jetën të paktën 35 grave muajt e fundit, ndërsa 79 persona janë shtruar në spital me simptoma të infeksionit.
Sipas aktakuzës, mjeku i akuzuar, anesteziolog, ka shpërndarë barna të infektuara, tashmë të përdorura në katër spitale private ku ka punuar, raporton Reuters, përcjell Fol Drejt.
Gjithashtu janë arrestuar dy persona nga agjencia shtetërore e mbrojtjes shëndetësore Kopriized./FolDrejt/