Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sot ka pritur në takim shefin e EULEX-it në Kosovë, Ambasadorin Lars-Gunnar Wigemark.
Në këtë takim ata kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend si dhe për angazhimin monitorues të këtij misioni në fushën e sundimit të ligjit.
Krasniqi ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Republika e Kosovës ka ndërtuar një sistem të qëndrueshëm të drejtësisë, strukturalisht të shtrirë në të gjithë vendin, profesionalisht në ngritje e sipër si dhe të vendosur mbi parime të qarta të një shteti të drejtë.