Policia e Barcelonës ka gjetur prova se disa anëtarë të menaxhmentit të Barcelonës punësuan një agjenci që synonte të shpifte për futbollistë të caktuar në publik, në mënyrë që të zvogëlojë popullaritetin e tyre në mesin e tifozëve dhe të kufizojë pakënaqësinë pas largimit të tyre nga klubi. Me një fjalë, ndër të tjerë, ishin Lionel Messi dhe Gerard Pique, të cilët në një kohë të shkurtër krijuan armiqësi të madhe me anëtarë të caktuar të drejtuesve të skuadrës në Camp Nou.
Figurat qendrore të aferës janë ish-CEO, Oscar Grau dhe ish-kreu i ekipit ligjor, Roman Gomez Ponti.
Messi dhe Gerard Pique janë ish-lojtarë të klubit, por pyetja është se sa ka dhënë frytet plani i Graut dhe Gomez. Mbetet për t’u parë se sa është përfshirë ish-presidenti Bartomeu në të gjithë situatën, por tashmë shumë e konsiderojnë mandatin e tij si më të keqin në historinë e klubit të futbollit, Barcelona.
Në mediat spanjolle kjo lidhje tashmë njihet me emrin “Barsagate”.
Fjala vjen, Ponti ishte ai që ra më shumë në kritikat ndaj Messit dhe së fundmi mediat spanjolle publikuan edhe mesazhet e shkëmbyera mes anëtarëve të administratës. Ato përmbajnë fyerje ndaj futbollistëve të njohur të klubit katalanas, transmeton Fol Drejt.